Dy fjale rreth Anglishtes (Gjuhes Angleze)

Anglishtja apo gjuha angleze eshte nje gjuhe me nje popullaritet te madh e cila flitet pothuajse ne te gjithe boten. Pervecse eshte gjuhe zyrtare ne shume shtete , anglishtja eshte nder gjuhet te cilat mesohen me se shumti kudo ne bote, flitet dhe kuptohet nga shumica e njerezve dhe diteve te sotme eshte bere nje domosdoshmeri. E thene ndryshe anglishtja eshte bere nje gjuhe lider dhe internacionale e cila perdoret gjeresisht dhe sidomos ne Evrope eshte bere nje gjuhe zyrtare. Anglishtja eshte nje nga 6 gjuhet zyrtare te Kombeve te Bashkuara(UN)
Gjuha angleze eshte gjuha e trete me shume e folur ne bote pas gjuhes kinezce mandarine dhe spanjishtes. Gjuha angleze i perket familjes se gjuheve indo-evropiane. Origjina e saj eshte gjuha e vjeter anglo-saksone por e ndikuar me se shumti nga rrenje fjalesh latine dhe frenge , me nje gramatike te thjeshtuar dhe me dallime nga gjuhet gjermanike te folura ne Evrope.
Termi“England” vjen nga gjuha e vjeter e fiseve Angles – ndryshe do te thote nga Enga-Land“Land of the Angles” dhe “English” vjen nga anglishtja e vjeter “Englisc”
Anglishtja ka nje fjalor teper te pasur fjalesh duke qene se ka huazuar edhe mjaft fjale nga gjuhet e tjera jo vetem nga latinishtja, frengjishtja por edhe nga gjuhet me origjine Afriken apo gjuhet Hindi.Numerohen rreth 250 000 fjale te vecanta, te pastra ne fjalorin anglisht-anglisht, pa perfshire ketu terma teknike dhe shkencore.
Dy fjale rreth Gjuhes Shqipe
Origjina e gjuhes shqipe ka qene gjithmone nje teme e nxehte dhe shume e debatuar. Ka pasur teza te ndryshme mbi prejardhjen e saj por dy me kryesoret jane teza e origjines ilire dhe teza e origjines trake.
Sipas historianit Hans Thunmann shqiptaret jane pasuesit autoktone te popullsise se lashte ilire. Teza e origjines ilire eshte mbeshtetur edhe nga albanologu Johannas Georges von Hahn ne vepren e tij studimore botuar ne vitin 1854. Nje sere argumentash gjuhesore dhe historike qe mbeshtesin prejardhjen e gjuhes dhe prejardhjen e popullit shqiptar nga populli ilir jane :
1- Shqiptaret banojne sot ne trojet ku dikur kane jetuar iliret dhe shume fjale te vjetra ilire gjejne shpjegim me fjale te sotme te gjuhes shqipe
2- Ngjashmeria dhe shkueshmeria e gjuhes shqipe me gjuhet greke dhe latine tregojne se gjuha shqipe eshte zhvilluar ne kufi me keto gjuhe, pikerisht mes brigjeve te Jonit dhe Adriatikut
3- Materialet arkeologjike si dhe kultura qe ne trashegojme jane tregues te pasueshmerise tone nga iliret e lashte.
Te gjitha keto se bashku tregojne qarte se shqiptaret dhe gjuha shqipe jane pjese vijuese e ilireve dhe Ilirise.
Alfabeti Shqip

Gjuha shqipe është cilesuar me prejardhje nga gjuhet indo-evropiane por si nje dege me vete ne familjen e gjuheve indo-evropiane (studim ky i bere nga filologu gjerman Franz Bopp ne vitin 1854) Gjuha shqipe flitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni si dhe nga shqiptarët e kudondodhur neper bote.
Dy dialektet kryesore te gjuhes Shqipe jane Gege dhe Toske,ndarja midis te cileve behet me lumin Shkumbin qe kalon mespermes Shqiperise se mesme.
Gjuha shqipe ka sot një sistem fonologjik te vetin, qe perbehet nga 36 fonema : 7 prej te cilave jane zanore dhe 29 jane bashketingëllore. Alfabeti qe ne sot perdorim eshte miratuar qysh ne vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Gjuha shqip është nder gjuhët e lashta të Ballkanit, por me dokumenta te shkruar ajo daton rreth shekullit te XV.
Ne gjuhen shqipe dokumenti I pare I shkruar, eshte “Formula e pagezimit”, e shkruar nga Pal Engjelli ne vitin 1462 ne gjuhen latine.
Me pas i shkruar në gjuhen shqipe vijon dokumenti i dyte i cili eshte Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496.
Libri i pare i shkruar ne gjuhën shqipe eshte “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555.
Fjalori i pare Latinisht Shqip eshte shkruar ne vitin 1635 nga gjuhetari Frang Bardhi .Me te ze fill edhe shkenca gjuhësore shqiptare
